Vezët e peshkut po vlerësohen gjithnjë e më shumë si një ndër ushqimet më të pasura me vitaminë D, një lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin e përgjithshëm.
Mjekët kanë filluar të përfshijnë analizat e vitaminës D në ekzaminimet rutinë, për të identifikuar më lehtë mungesat dhe për të rekomanduar burimet më të mira të saj. Ndër to, vezët e peshkut janë një alternativë natyrale e shkëlqyer ndaj suplementëve.
Sipas një studimi të Fondacionit Weston A. Price, vetëm një lugë gjelle me vezë peshku të thata përmban rreth 17,000 njësi të vitaminës D. Përveç kësaj, ky ushqim përmban edhe vitaminat A dhe K2, zink, jod si dhe acide yndyrore omega-3, që janë thelbësore për funksionimin e trurit dhe zemrës.
Ku mund t’i gjeni vezët e peshkut?
Këto vezë janë të disponueshme në shumicën e dyqaneve të specializuara në peshk, ku zakonisht shiten të pastruara dhe gati për përdorim. Ekspertët rekomandojnë të zgjidhni gjithmonë vezë të freskëta për të përfituar maksimalisht nga vlerat ushqyese të tyre.
Edhe një sasi e vogël – sa gjysmë luge çaji në ditë – është e mjaftueshme për të marrë përfitime të konsiderueshme për shëndetin. Shija mund të jetë pak e fortë për ata që nuk janë mësuar, ndaj sugjerohet që konsumi të fillojë me sasi të vogla.
Një mënyrë e thjeshtë për t’i përgatitur është t’i kaurdisni lehtë në vaj ulliri për disa minuta.
Vezët e peshkut mund të konsumohen edhe për mëngjes, duke u kthyer në një rutinë ushqimore të shëndetshme dhe të ushqyeshme për trupin tuaj.