Health & Beauty

Gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë gjinekologut tuaj kur shkoni për t’u vizituar!

Disa gjëra nuk duhet t’ia fshihni gjinekologut. Sekrecionet vaginale, të shoqëruara shpeshherë edhe me aromë karakteristike, mund të jenë simptoma e parë që tregojnë praninë e një infeksioni vaginal ose urinar kështu që mos ia fshini gjinekologut tuaj këtë detaj të rëndësishëm.

Cikli i rregullt menstrual mund të na krijojë shqetësime ditët e para të tij, por është një ndër shenjat më të dukshme të një organizmi të shëndetshëm. Nëse menstruacionet tuaja janë të çrregullta jo vetëm përsa i përket kohëzgjatjes, por edhe sasisë bëni mirë ta diskutoni këtë gjë me mjekun tuaj.

Edhe pse fatkeqësisht jo të gjitha gratë janë të hapura të flasin me mjekun për marrëdhëniet seksuale, për mjekun gjinekolog është e rëndësishme të dijë nëse jeta juaj seksuale është aktive, përdorni masa mbrojtëse etj. Kontracpetivët nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me shtatzënitë e padëshiruara, janë të shumtë mjekët që rekomandojnë përdorimin e tyre në rastin e trajtimit të çrregullimeve të ciklit menstrual. Kontraceptivët çekuilibrojnë balancën hormonale, kështu që mjeku duhet vendosur në dijeni për këtë gjë.