Bota

Gjermania kundër ndarjes së Kosovës: Do të shkaktonte destabilizim në Rajon!

Gjermania është kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës. Sipas ambasadorit gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, “Kjo do të krijonte potencial për efekt destabilizues në rajon dhe më gjerë”. Në një intervistë për shtypin kosovar, Heldt shprehet se “Berlini nuk beson se ndryshimet e kufijve do të çonin në zgjidhje të qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë”. Sipas diplomatit, “Në vend të opsionit të ndarjes, qëllim duhet të jetë përqendrimi te kushtet e jetesës së komunitetit serb”.