Gossip Showbiz

Gjesti dëshiron të lidhet me Eglin? “Dua të afrohemi, të jemi si…”

Në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Gjesti dhe Egli patën një bisedë të sinqertë, duke përpjekur të sqarojnë marrëdhënien e tyre pas tensioneve të mëparshme.

Pas disa situatash të ngarkuara mes tyre, këtë herë dyshja u shfaq më e qetë gjatë bisedës.

Në një moment, Gjesti i shprehu dëshirën për të rregulluar marrëdhënien duke i thënë Eglit:

Dua të afrohem, të jemi si kemi qenë.

Ky deklarim e bëri Eglin të kërkonte sqarime, duke e pyetur:

Si?

Gjesti e sqaroi më tej dëshirën e tij me një përgjigje të drejtpërdrejtë:

Bashkë të jemi.

Pasi Egli pyeti nëse kjo nënkuptonte një lidhje, Gjesti u përgjigj me siguri:

Unë të kam thënë që dua.

Megjithatë, Egli e mbylli bisedën me një përgjigje të prerë:

Unë nuk dua unë.

Biseda ka lënë shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e marrëdhënies mes tyre dhe ndikimin e saj në dinamikën e lojës. Tashmë, fansat presin me interes reagimet e mëtejshme dhe zhvillimet e ardhshme mes dyshes.