Gossip Showbiz

Gjesti dhe Egli xhelozojnë për njëri-tjetrin dhe debatojnë!

Dita e sotme në Big Brother VIP Albania 4 nisi me debate mes Eglit dhe Gjestit. Gjatë një bisede, Egli i shpjegoi Gjestit se miqësia e saj me banorët e rinj është diçka normale dhe se ajo i trajton të gjithë njësoj.

Ajo theksoi se kishte bërë ushqim për Gjestin kur ai sapo ishte futur në shtëpi, ashtu siç kishte bërë për banorin tjetër, G Banin.

Megjithatë, Gjesti e konsideroi këtë sjellje si të papërshtatshme, duke vazhduar me pretendimet e tij.

Egli, nga ana tjetër, nuk u shqetësua nga komentet e tij dhe e përmbylli diskutimin me një shprehje të qartë:

Nuk më intereson fare çfarë mendon ti

Ajo theksoi gjithashtu se, edhe nëse do të ishte në një lidhje, miqësitë e saj nuk do të ishin të mohura për askënd.

Në fund, Egli nuk ngurroi ta ironizonte Gjestin, duke i thënë:

Vetëm kujdes, bëje gjumin rehat natën. Po të shoh vetëm duke lëvizur gjithë natën! Shijoje gjumin, mos u përpëlit nëpër krevat, nuk ta solli askush me zor Gocën