Gossip Showbiz

Gjesti është zhdukur prej muajsh nga muzika, çfarë i ka ndodhur?

Artisti Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij nga skena muzikore, duke ndarë me ndjekësit arsye personale që e kanë detyruar të tërhiqet përkohësisht nga projektet.

Në një komunikim në rrjetet sociale, ai shpjegoi:

E di jom zhduk këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte as sen, po shumë shpejt besoj që kryhet ky problem edhe kom me kon pranë juve, si gjith me dek sistemin.

Gjesti shtoi se po përballet me një padrejtësi që po e pengon të ecë përpara, duke zgjedhur të mos zbulojë detaje:

Jon do sene që unë s’po du mi nda në media se nuk ja vlen… Po për juve ni sqarim t’vogël: deri sa të përfundojë ni padrejtësi që mu ka bo, nuk muj me kon aktiv.

Fansat e tij kanë reaguar me mbështetje, duke shprehur dëshirën që Gjesti të rikthehet sa më shpejt në muzikë, ndërsa artisti paralajmëron rikthimin e tij sapo të zgjidhet kjo çështje personale.