Gossip Showbiz

Krisje mes Gjestit dhe Stresit pas videos virale me Jozin? Dyshja nuk ndjek më njëri-tjetrin në Instagram?

Pas publikimit të një videoje virale ku Jozi dhe Stresi u shfaqën në një situatë që ndezi rrjetin, marrëdhënia mes reperit dhe Gjestit ka marrë një kthesë të papritur.

Gjesti hoqi Stresin nga lista e ndjekësve në Instagram, veprim që u komentua gjerësisht në rrjete sociale.

Ky gjest ka habitur fansat, pasi gjatë periudhës së BBVIP, Stresi ishte një nga mbështetësit më të fortë të Gjestit, duke e përkrahur publikisht në çdo dalje të tij.

Reagimi i Stresit nuk vonoi: ai ia ktheu me të njëjtën mënyrë, duke e hequr Gjestin nga ndjekësit e tij. Ky “unfollow” i ndërsjellë ka konfirmuar se mes dy artistëve ka një ftohje të dukshme, edhe pse arsyet e vërteta mbeten të paqarta.

Aktualisht, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë publike për situatën, por fansat kanë vënë re se raporti i dikurshëm i afërt mes tyre nuk është më si më parë.