Një ndërveprim i shkurtër në Instagram mes Gjestit dhe Kader Kicajt ka mjaftuar për të ndezur rrjetin dhe për të hapur diskutime mbi një afrim të mundshëm mes tyre.
Gjesti komentoi në një postim të fundit me një emoji çokollate, duke ngjallur kureshtjen e ndjekësve. Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte reagimi i menjëhershëm i Kaderit:
Jom
– duke lënë të kuptohet se po e pranon “ngacmimin” në mënyrë lozonjare.
Ky shkëmbim i shkurtër ka mjaftuar për të ndezur thashetheme mbi një flirt të mundshëm mes dyshes, pasi ndjekësit prej kohësh kanë vënë re pëlqime dhe komente të shpeshta me tone miqësore mes tyre në rrjete sociale.
A është ky një flirt i hapur apo thjesht një lojë mes dy miqsh? Fansat po presin me kureshtje nëse kjo marrëdhënie virtuale do të ketë një vazhdim më konkret.