Një bisedë e papritur ka ndodhur mes Eglit dhe Gjestit, ku ata kanë sqaruar ndjenjat dhe mendimet për njëri-tjetrin.
Gjatë bisedës, Egli ka shprehur se disa shikime dhe situata i kishin dhënë të kuptonte diçka më shumë se shoqëri, por ai ka theksuar se nuk ka ndjenja romantike.
Në momentin që Egli e ka pyetur Gjestin se çfarë mendon ai kur e sheh, përgjigjja e tij na ka habitur të gjithëve.
Gjesti ka pohuar se, kur sheh Eglin dhe ata nuk janë duke folur, ai mendon se ajo është shumë e mirë dhe se nuk do të donte ta lëndonte.
Ai ka theksuar gjithashtu se mendonte për të ardhmen e marrëdhënies dhe çfarë mund të ndodhte më vonë, duke pyetur veten nëse do të jetë gruaja e tij apo nëna e fëmijëve në të ardhmen.
Egli ka përforcuar se ndjenjat dhe mendimet që ajo ka janë pikërisht ato që ai ka gjithashtu për të, dhe se nuk ka asgjë më shumë se kaq mes tyre për momentin.