Health & Beauty

Gjithçka nis nga nervat, si të keni një jetë të gjatë pa sëmundje!

T’i sigurosh vetes shëndet të mirë dhe jetë të gjatë është krejtësisht e thjeshtë. Problemi është fakt që shumica e njerëzve nuk i kuptojnë gjërat e thjeshta. Për të jetuar jetë të gjatë pa sëmundje, është e nevojshme që t’i pranoni dhe t’i ndiqni plotësisht këto tri gjëra. Ky fakt, thonë ekspertët, është i pamohueshëm, sepse truri kontrollon gjithë trupin nëpërmjet sistemit nervor. Nëse shfaqen pengesa në punën e sistemit nervor, bëhemi të sëmurë.

Cila sëmundje do të shfaqet dhe sa do të jetë e rëndë, varet nga dëmtimi i sistemit nervor. Nervozizmi rezulton nga problemet, por asnjë problem nuk e zgjidh. Sa më shumë që ka njeriu probleme, është më nervoz, ndërsa tensioni të cilin e shkakton nervozizmi na pengon të mendojmë me kokë të ftohtë dhe ta gjejmë zgjidhjen. Edhe shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për këtë gjë, mirëpo thjesht nuk mund të qetësohen.

Janë të rralla situatat për të cilat vërtet ia vlejnë të brengosemi. Nëse mendoni më mirë, do ta kuptoni që kryesisht nevrikoseni për shkak të marrëzirave dhe detajeve të parëndësishme. Vetëdija vetvetiu në jetën tonë pengon dëmtimin e sistemit nervor, ndërsa vetvetiu edhe zhvillimin e sëmundjes dhe plakjen e parakohshme. Është më se e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin vetjak dhe të familjarëve tanë. Të gjitha të tjerat janë të zgjidhshme.

Zemërimi i vazhdueshëm mund të shkaktojë dëm të konsiderueshëm në shëndetin e zemrës duke rritur nivelet e hormoneve të stresit. Kjo mund të çojë në sëmundje të zemrës, hipertension, sulme në zemër, goditje në tru dhe sindromën metabolike. Studimet kanë treguar se zemërimi është i lidhur me një rrezik më të lartë për sëmundjet koronare të zemrës dhe komplikime të tjera kardiovaskulare.