Film & Tv

Gjithçka që duhet të dini rreth “FBoy Island”…

Një grup me “djem të mirë” dhe “djem të këqij” shkojnë në një ishull tropikal ku i presin tre vajza në kërkim të dashurisë. Në “FBoy Island”, një reality show, ka një vijë të hollë, e cila ndonjëherë nuk ekziston fare, që ndan djemtë e mirë nga djemtë e këqij.

Këta të fundit quhen ndryshe edhe “f*ckboy”– term që përdoret për të përshkruar një djalë që nuk preferon të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme, luan me ndjenjat e vajzave dhe ndonjëherë tregon mungesë respekti ndaj tyre. Nisur nga termi, ka marrë edhe emrin “FBoy Island”.

Gjysma prej tyre janë djem të mirë. Të tjerët, janë “f*ckboys”. CJ, Nakia dhe Sarah duhet t’i njohin ata dhe të përpiqen të kuptojnë nëse po pëlqejnë një djalë të mirë apo jo. Të gjithë duhet të sillen mirë sepse $100,000 është çmimi për atë që shkon drejt fundit. “Kur e gjeta veten duke folur për takime me njerëz – veçanërisht njerëz të moshës 22 deri në 35 vjeç – historitë që dëgjova, nuk i kam parë kurrë të reflektuara në shfaqjet e takimeve.

Këto shfaqje që kanë lidhje me takimet e dashurisë janë vërtet të bazuara në idenë e zgjedhjes së personit më të mirë nga një grup njerëzish dhe të gjithë ata që paraqiten janë të përsosur,” tha producenti Gale për “Insider”. Seriali publikon katër episodet e tij të fundit të enjten, më 12 gusht në “HBO Max”.

Qëllimi i “FBoy Island” është, sipas Gale, të portretizojë realitetet mashtruese të takimeve në epokën Tinder, një kohë kur opsionet e grave zakonisht nuk janë një skenë e përsosur. Në vend të kësaj, ne jemi të detyruar të luajmë lojëra me hamendje për motivet e një përzierje të kërkuesve në internet.

Por seriali gjithashtu komenton realitetin se në fakt nuk ka shumë dallime midis burrave që identifikohen si djem të mirë dhe burrave që identifikohen si djem të këqinj. “Djemtë e mirë” shpesh mendojnë se me edukatën e tyre do të bëjnë për vete një grua. Këta djemë janë zakonisht djem të ngathët, e dinë këtë gjë dhe nuk kanë ndërmend ta korrigjojnë. Njohja e çështjeve tuaja me takimet është një pikënisje, nuk duhet të jetë fundi.

Shfaqja është e vetëdijshme për të gjitha këto konflikte dhe debate filozofike dhe megjithëse gjithçka është argëtuese, Gale thotë se “FBoy Island” përfundimisht mirëpriti ndryshimin dhe rritjen e konkurrentëve.

Një pjesë e madhe e shfaqjes në përgjithësi ishte se njerëzit po lëvizin objektivat. Qeniet njerëzore po evoluojnë dhe ndryshojnë. Ne shpresuam se djemtë do të “rrëshqisnin” pak më tej në kampin e djemve të bukur dhe djemtë e mirë nuk do të ishin të mërzitshëm.

https://youtu.be/wjM2vywajAc