Këtë edicion të katërt, opinionistja Neda Balluku ka shprehur opinionet dhe komentet e saj lidhur me situatat e “BBV4”. Dikur vetë pjesëmarrëse në “Big Brother 4” në vitin 2010-2011, roli i opinionistes nuk ishte diçka e re për të, pasi vjen me një eksperiencë nga “Për’puthen”. Lidhur me rolin e saj ajo u shpreh në “Wake Up”.
Është shumë e nxehtë si karrige dhe duhet ta bësh me mend në kokë, nuk është shaka. Ka ndryshuar roli i opinionistit përgjatë viteve. Në kohën time kur kam qenë banore, opinionisti ka pasur një mendim që ti e shihje si hyjnor. Sot më pëlqen dinamika që krijohet, duke qenë se ata janë dhe VIP dhe futen shpesh në debat me opinionistët. Është pjesë e rëndësishme dhe e bukur mendoj unë. Janë shumë luftarakë. Kasti më i bukur që ka qenë ndonjëherë. Të gjithë kanë qasjen për të qenë në qendër… Publiku shqiptar është goxha i rrahur dhe shpesh ti futesh në telashe kur ke një qëndrim që nuk ta përkrahin. Por kjo është e bukura, që ti ngre debate për t’u diskutuar.
Por veç opinioneve të saj, Neda ka spikatur edhe me veshjet që ka zgjedhur gjatë prime-ve.
Gjithnjë elegante, por edhe serioze, duke se Neda i preferon kostumet në këto dalje televizive.
Sa i përket ngjyrave që ka përzgjedhur, Neda ka preferuar ato më ‘të qeta’ duke dashur që zhurmën ta bëjë veç me opinionet e saj.