Bota Lifestyle

Gjoba miliona dollarë për një llogari Instagrami? Shtetet marrin masa ekstreme, ja cilat janë!

Viti 2026 po shënon fundin e “Perëndimit të Egër” në internet! Epoka ku fëmijët mund të lundronin pa limit në TikTok, Instagram dhe Snapchat po vjen drejt greminës.

Një valë globale ndalimesh po përhapet me shpejtësi, duke i lënë gjigantët e teknologjisë pa rrugëdalje.

Gjithçka nisi nga Australia, e cila sapo ka bërë historinë: kush është nën 16 vjeç, e ka rreptësisht të ndaluar të ketë llogari! Dhe mos mendoni se fajin e kanë prindërit; këtë herë goditja është direkte për Mark Zuckerberg dhe kompanitë e tjera.

Nëse kapen me fëmijë në platformë, gjobat marramendëse shkojnë deri në 49.5 milionë dollarë.

Pse ky “tërmet” digjital?

Arsyeja është rrëqethëse. Shifrat tregojnë se 7 në 10 fëmijë janë ekspozuar ndaj përmbajtjeve të tmerrshme, ndërsa varësia nga algoritmet po shkatërron shëndetin mendor të një brezi të tërë.

Evropa po ndjek hapat: Kush radhitet pas?

Spanja: Kryeministri Sánchez sapo e shpalli luftën e hapur, ndalim total për nën 16 vjeç!
Franca dhe Norvegjia: Po shtrëngojnë rripin me verifikime strikte të moshës.
Koreja e Jugut: Ka marrë vendimin drastik për të zhdukur pajisjet digjitale nga shkollat që nga marsi i këtij viti.

Cilat aplikacione janë “në shënjestër”?

Ndalimi nuk kursen askënd! Në listën e “zezë” bëjnë pjesë: Facebook, Instagram, TikTok, X, YouTube, Reddit, Twitchdhe madje edhe Kick.

Edhe pse adoleshentët po tentojnë të “mashtrojnë” sistemin me VPN, qeveritë po përgatisin teknologji të reja që skanojnë moshën përmes dokumenteve zyrtare dhe sjelljes online. A jemi gati për një botë ku fëmijët kthehen te lojërat në lagje dhe braktisin ekranet? 2026-ta thotë “PO”!