Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në burg Albens Alite, ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan pranë ARRSH-së, i arrestuar disa muaj më parë. Avokati i tij kërkoi për të disatën herë ndryshimin e masës së sigurisë, me arsyetimin se ‘nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore’. Por gjykata vendosi që të refuzojë kërkesën duke e lënë në burg. Alite akuzohet për shpërdorim detyre.