Aktualitet

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyn sërish seancën ndaj Emiljano Shullazit

Mungon avokati mbrojtës, Vladimir Meçe, Gjykata e Krimeve të Rënda shtyn sërish seancën ndaj Emiljano Shullazit. Po me vendim të Krimeve të Rënda janë pezulluar afatet e paraburgimit për të pandehurit e dosjes “Shullazi”. Avokati Meçe mbron Emiljano Shullazin dhe të pandehurin Endrit Qyqja, të cilët akuzohen për kanosje, gjobëvënie si dhe krijim grupi të strukturuar kriminal.