Aktualitet

Gjyqi në themel për Erion Veliajn, të pranishëm në seancë, prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani!

Sot mbahet seanca e radhës e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Të pranishëm janë dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar. Seanca e fundit gjyqësore ndaj tij u zhvillua më 3 prill, ku treshja gjykuese i dha 2 javë kohë avokatit Ndreca të njihet me dosjen hetimore prej 60 mijë faqesh.