Të shtëna me armë janë shënuar jashtë sallës së gjyqit në Gjermani, ku po vazhdon procesi për vrasjen fatale të një boksierit shqiptar Besar Nimani.
Nimani u qëllua për vdekje teksa po darkonte në një kafene në Gjermani pranverën e kaluar. Një nga vrasësit e tij është ende në arrati.
Nga të shtënat sot raporton për disa të plagosur, të cilat u ndodhën menjëherë pas përfundimit të gjykimit të ditës.
Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës ku u zhvillua gjyqi për autorin e dyshuar të vrasjes së Nimanit, ndërsa nga një makinë e zezë është qëlluar me armë duke lënë të plagosur babanë dhe vëllain e të pandehurit.
Një prej autorëve është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.
I kërkuari i dytë mund të jetë fshehur në një pallat ngjitur me gjykatën raporton Bild.
Mbi qytet thuhet se po monitoron zonën edhe një helikopter, përveç afektivëve që ndodhen në terren.
Gjyqi i boksierit profesionist të vrarë rreth një vit më parë, 38 vjeçari Besar Nimani, filloi rreth orës 9 të mëngjesit.
Vrasësi i dyshuar Hüseyin Akkurt, 38-vjeç, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut, doli para togave të zeza, ndërsa një tjetër i dyshuar për vrasjen e shqiptarit, ndodhet ende në arrati.
Në orën 13:30, pak pas përfundimit të gjykimit, papritmas u dëgjuan të shtëna me armë, rreth 150 metra nga dalja e gjykatës.
Mësohet se ka pasur disa të shtëna, të parat janë qëlluar përballë gjykatës dhe kanë goditur në këmbë vëllain e të pandehurit.
Me sa duket, sulmuesi qëlloi nga një trotuar, më pas u fut në një makinë me ngjyrë të zezë dhe vijoi të qëllojë nga brenda mjetit. Babai i të pandehur thuhet se ka marrë plumb në mushkëri dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Hüseyin Akkurt akuzohet se i ka zënë pritë Besar Nimanit së bashku me Ayman Daëoud Kirit (33 vjeç) më 9 mars të vitit të kaluar rreth orës 18:00 në qytetin Bielefeld ( North Rhine-Ëestphalia ).
Kur ish-kampioni kishte parkuar BMË X 5 të tij në zonën e këmbësorëve Obernstrasse dhe donte të shkonte në një kafene, të dy thuhet se kishin qëlluar të paktën 16 të herë në drejtim të shqiptarit, Motivi i mundshëm dyshohet konflikt për prishjen e pazareve të drogës.