Precedenti i ndodhur së fundmi në ndeshjen Gjermani-Italia, ku djali i topave ia adresojë me shpejtësi sferën Joshua Kimish ndikoi në golin e dytë për “Pancerat”.
Kaq ka mjaftuar që Federata Gjermane e Futbollit të ndryshojë rregulloren e saj. Në kohë të shkurtër është marrë vendimi që djemtë e topave që qëndrojnë pranë fushës të largohen, me qëllim për të mos pasur ndikim në ecurinë e lojës.
Kjo teknikë ka kohë që është aplikuar në ligën italiane të futbollit, duke dhënë sukses. Në historinë e futbollit ka plotë raste kur djemtë e topave kanë ndikuar në rezultatin finale.
Një ndër ndeshjet më epike përkon me Liverpul-Barcelona, një skenar i ngjashëm me takimin Gjermani-Itali i dha kualifikimin.
Sot në orën 15:30 nisën pesë ndeshje të vlefshme për javën e 27-të të Bundesligës. Pati gola në të gjitha takimet, ndërsa vetëm Hofenhajm-Augsburg(1-1) u mbyll me barazim.
Bajer Mynih mori një fitore me jo pak vështirësi përballë St. Paulit. Bavarezët triumfuan me rezultatin 3-2.
Fitore korrën po ashtu Borusia M’Gladbah, Verder Bremen dhe Haidenhaim.
REZULTATET
Borusia M’Gladbah 1-0 RB Lajpcig
Bajern Mynih 3-2 St. Pauli
Hofenhajm 1-1 Augsburg
Holshtain Kil 0-3 Verder Bremen
Volfsburg 0-1 Haidenhaim