Pas një pritjeje të gjatë, telefonat Android që mbështesin standardin e karikimit pa tel Qi2 me fiksim magnetik pritet të dalin më në fund në treg. Sipas raportimeve të “Android Authority”, Google planifikon ta sjellë këtë teknologji në modelin e ardhshëm Pixel 10.
Standardi Qi2, i prezantuar për herë të parë në CES 2023 me kontribut të madh nga Apple, nuk është adoptuar deri tani nga prodhuesit e mëdhenj si Samsung, Google apo Motorola.
Por kjo situatë pritet të ndryshojë me lançimin e Pixel 10.
Dokumente të brendshme marketingu tregojnë se Google po punon mbi një linjë të re aksesorësh magnetikë me emrin Pixelsnap.
Mes tyre përfshihen: një karikues i zakonshëm, një karikues me mbajtëse dhe një mbajtëse me formë unaze. Karikuesi Pixelsnap me mbajtëse mund të shërbejë si pasardhës i Pixel Stand, duke lejuar që telefoni të vendoset magnetikisht në mbajtëse gjatë karikimit pa tel.
Kjo pritet të përmirësojë ndjeshëm përvojën e përdoruesve në karikimin pa tel të pajisjeve të tyre.