Smartfonët po dominojnë për sa i përket trafikut global të internetit, me një raport të ri që zbulon se 64% e të gjithë trafikut në të vërtetë vjen nga smartfonët. Kalimi nga kompjuterët desktopë dhe laptopët në smartfonët është një trend digjital i vazhdueshëm tani dhe ‘trafiku’ i internetit celular është rritur vazhdimisht që nga mesi i vitit 2023.
Ka pasur ulje-ngritje, por në përgjithësi, siç mund ta shihni më poshtë, që nga tremujori i parë i vitit 2015 deri më sot, trendi ka qenë qartësisht në rritje. 64% e të gjithë trafikut të internetit është një rekord i ri, me atë të mëparshëm prej 62.71% që u arrit në tremujorin e kaluar. Në fakt, ka pasur tetë tremujorë radhazi rritjeje për trafikun e internetit celular si pjesë e totalit.
Azia kryeson me 71.3% të trafikut total të internetit që vjen nga celularët, ndërsa në Amerikë dhe Evropë numri është rreth 50% kështu që dominimi global i trafikut të internetit nga celularët mund t’i atribuohet në thelb preferencës së Azisë për të. Nëse e shikojmë shpërndarjen e atij trafiku celular përmes këndvështrimit të sistemit operativ, Android padyshim dominon, siç do të pritej duke pasur parasysh pjesën e tij të tregut në shitjet e telefonave inteligjentë, me 72.72% të saj, ndërsa iOS ka 26.92%.