Tech

Samsung zbulon detaje për Galaxy Z Fold7!

Gjiganti teknologjik Samsung pritet të prezantojë zyrtarisht gjeneratën e re të telefonave të palosshëm; Galaxy Z Fold7 dhe Galaxy Z Flip7 gjatë muajit korrik 2025. Ndërsa data zyrtare e lançimit ende nuk është konfirmuar, kompania ka nisur të ngrejë pritshmëritë përmes disa të dhënave që theksojnë përmirësimet e mëdha në dizajn dhe performancë. Samsung premton një seri më të hollë, më të lehtë dhe më të avancuar se kurrë më parë, duke i cilësuar pajisjet e reja si kulmin e inovacionit në tregun e “të palosshmëve”.

Këto detaje përputhen me raportet paraprake që sugjeronin se Galaxy Z Fold7 do të jetë telefoni më i hollë i palosshëm deri tani, duke lënë pas konkurrentët në këtë aspekt. Përveç dizajnit të rafinuar, Samsung ka theksuar edhe qëndrueshmërinë e përmirësuar të pajisjes, duke premtuar një eksperiencë më të sigurt dhe më të qëndrueshme për përdoruesit.

Këto zhvillime të reja kanë shtuar kuriozitetin dhe entuziazmin në pritje të lansimit zyrtar të serisë Galaxy Z 2025, e cila pritet të vendosë standarde të reja në botën e teknologjisë mobile. Pas muajsh pritjeje, Samsung më në fund publikoi përditësimin One UI 7. Megjithatë, kompania koreano-jugore u përball me probleme menjëherë pas. Samsung duhej të ndalonte prezantimin global të përditësimit One UI 7, bazuar në Android 15, për serinë Galaxy S24, si dhe për modelet Galaxy Z Fold 6 dhe Galaxy Z Flip 6. Ky zhvillim u konfirmua nga tipsteri i njohur Ice Universe dhe diskutimet mbi temën e re janë shfaqur në forumet e Samsung në Korenë e Jugut.