Tech Top Tech - News

Grand Theft Auto VI është shtyrë… përsëri! Ja pse ka ndodhur kjo…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Grand Theft Auto VI është shtyrë… përsëri!

Po, po, Rockstar Games  e bëri prapë. Loja më e pritur në histori, ajo që do të na mbyllte në dhomë për tre javë rresht,  do dalë më 19 nëntor 2026. Fillimisht ishte planifikuar për vjeshtën e 2025-s, pastaj u shty për në Maj 2026… dhe pas kesaj, —i shtuan edhe gjashtë muaj të tjerë pritje. Rockstar ka dalë me një deklaratë klasike: “Na vjen keq për vonesën, por na duhen disa muaj shtesë për ta bërë lojën aq perfekte saç  ju e meritoni.”

Në përkthim të thjeshte: “Na doli nami, po s’na del koha!”

Për ata që s’e dinë, GTA VI është vazhdimi i lojës legjendare GTA V që doli në 2013 dhe theu çdo rekord të mundshëm — 1 miliard dollarë në tre ditë! Tre! Dita e katërt ishte thjesht për kafe.

Që nga ajo kohë, fansat janë bërë si banorë të Vice City-t: të paduruar dhe gati të shpërthejnë. Kur doli traileri në dhjetor 2023, theu dhe rekordin e YouTube-it për më shumë shikime brenda 24 orësh.

Rockstar s’ka dhënë shumë detaje pse u shty, por thuhet se javën e kaluar kanë pushuar nga puna 30-40 punonjës që kishin ndarë informacione sekrete në një server Discordi. Pra, për ta përmbledhur: loja është gati… por jo aq gati sa duhet, stafi është i stresuar, dhe ne… jemi këtu, duke numëruar muajt si të ishim në një mision pa fund.