Health & Beauty

Gratë shtatshkurtra lindin bebe të vogla?! Ja se çfarë thotë studimi i fundit!

Shkencëtarët nga shoqata Marchof Dimes pas studimit të hollësishëm, kanë zbuluar lidhjen gjenetike midis gjatësisë së gruas dhe peshës dhe gjatësisë së bebes. Gratë e vogla lindin bebe të vogla. Në zgjatjen e shtatzënisë nuk ndikon vetëm gjenetika e nënës. “Ajo që ndikon në gjatësi, siç janë gjenet, por edhe ushqimi dhe shprehitë e tjera ndikojnë edhe në zgjatjen e shtatzënisë”-thotë dr.Muglia. Me fjalë të tjera, faktorët jetësorë ndikojnë në gjatësinë e gruas, gjë që ndikon edhe në gjatësinë e shtatzënisë.

Periudha e shtatzënisë është kontrolluar me gjatësinë e gruas, ndërkaq gjatësia shprehet me gjëra të tjera në jetën e gruas, siç janë statusi nutritiv apo ekspozimi ndaj ndotjes. A mund të bëni diçka tjetër në mënyrë që të pengoni lindjen e parakohshme? Mendoj që gjatësia është vetëm një ndër disa faktorët të cilët ndikojnë në rrezikun nga lindja e parakohshme. Shëndeti është faktor kyç. Përfshin peshën e shëndetshme në fillim të shtatzënisë, peshën e përshtatshme gjatë shtatzënisë, mospirjen e duhanit dhe pritjen e kohës së përshtatshme midis shtatzënisë (18-23 të muajit). Gjithashtu, mjeku juaj me siguri do t’ju mbikëqyrë, nëse jeni shtatshkurtër. Kur kam paciente të cilat janë të gjata 150 cm, në mënyrë intuitive e di që shtatzënia me siguri nuk do të zgjasë gjatë gjithë nëntë muajve dhe me siguri do të ketë nevojë për prerje cezariane për shkak të madhësisë së komblikut. Gjatësia është pjesë e mozaikut, mirëpo shtatzënia është fenomen shumë kokëfortë, prandaj asnjë femër shtatshkurtër nuk do të çonte deri në fund shtatzëninë.

Ju tashmë i dini disa nga shenjat e hershme të dukshme të shtatzënisë. Mungesa e menstruacioneve, dhimbje në gjoks, të vjella në mëngjes. Por ka disa shenja befasuese që mund të mos i dini. Marie Louise, mami dhe autore e “The Modern Midwife’s Guide to Pregnancy, Birth and Beyond”, ndau disa shenja interesante që tregojnë se mund të keni një fëmijë rrugës.

Hulumtimi i kryer nga Eunice Kennedy Shriver i Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Zhvillimin e Fëmijës (NICHD), sugjeron që përpjekja për shtatzëni në tre muajt e parë pas abortit spontan në të vërtetë mund të shtojë shanset për shtatzëni të shëndetshme. Hulumtuesit kanë vëzhguar rreth 1.000 gra, të cilat kanë pasur abort spontan para javës së njëzetë të shtatzënisë dhe i kanë përcjellë gjatë gjashtë cikleve pasuese menstruale. Asnjë abort spontan i atyre shtatzënive nuk ka qenë për shkak të shtatzënisë ekoptike apo molare.