Aktualitet Rajoni

Grenell kritika Kurtit: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë arritën pikën më të ulët gjatë presidencës Biden”

Kritika të reja për qeverisjen e Albin Kurtit nga emisari i Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell.

Pasi komentoi deklaratat e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për RTK lidhur me administratën e Joe Biden dhe Barack Obama, Richard Grenell ka ngritur edhe një tjetër shqetësim për politikat e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka theksuar se marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën kanë vuajtur gjatë presidencës së Joe Biden, duke përmendur se veprimet dhe paaftësia e Kurtit për të përmirësuar ekonominë e Kosovës çuan në kritika të forta nga Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë.

Grenell ka akuzuar Kurtin për zgjedhjen e grindjeve politike dhe ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme, që sipas tij, përkeqësuan marrëdhëniet me SHBA-në dhe e çuan këtë marrëdhënie në një pikë të ulët, duke pasuar me dënime nga udhëheqësit evropianë dhe NATO.

Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Biden dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët. Ai u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden, ka shkruar Grenell.

 

Për më tepër, Grenell ka përkujtuar se Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris dhe megjithatë ai ishte ende i kritikuar nga ata.

Kujtojmë se Grenell akuzoi qeverisjen Kurti se “shpenzoi katër vjet duke komplimentuar Joe Biden dhe duke marrë pjesë në konventat dhe festat e tyre.”