Grekët përgatiten për protesta kundër emrit të Maqedonisë. Manifestimet planifikohen javën e ardhshme dhe organizatorët shpresojnë në pjesëmarrje masive. Tubime do të ketë në 13 qytete të Greqisë, ndërsa pritet pjesëmarrja e 3 milionë personave. Ndërkaq, Athina e Shkupi zyrtar njoftuan se janë pranë zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë.