Si çdo recetë tjetër edhe bakllavaja kërkon përkushtimin e duhur, ama të njëjtin kujdes duhet treguar edhe për sherbetin pasi është një nga elementët më të rëndësishëm që i jep shijen karakteristike. Nëse sherbeti i bakllavasë bëhet shumë i hollë, atëherë petat do të zbuten më shumë seç duhet. Nga ana tjetër nëse sherbet del i trashë, bakllavaja humbet shkriftësinë e saj dhe ngurtësohet. E dini që kripa është sekreti kundër ngrirjes së sherbetit?
Shumë shpesh na ka ndodhur që edhe pse kemi ndjekur me përpikëri këshillat e recetave, sherbet i bakllavasë ngrin. Kështu bakllavaja ngurtësohet dhe mezi mund ta ndash me thikë për ta shërbyer. Nëse doni që të shmangni këtë problem, mjafton të shtoni te sherbet juaj 1/3 e lugës së çajit me kripë. Kripa, parandalon sheqerin të ngrijë dhe kështu bakllavaja juan qëndron e butë dhe perfekte për më gjatë.
Vaktet e festave shpesh janë të bollshme dhe mund të shkaktojnë fryrje, rëndesë dhe parehati në stomak. Ekspertët e shëndetit thonë se ka disa hapa të thjeshtë për ta ulur këtë ndjesi. Një darkë tipike festive mund të ketë mbi 3,000 kalori, gati dyfish i nevojës ditore për shumicën e të rriturve. Stomaku ka një kapacitet të kufizuar dhe kur mbushet tepër, mund të shkaktojë tretje të vështirë, të përziera dhe fryrje.
Ne të gjithë e dimë se Gjeli i detit, sallata ruse dhe bakllavaja nuk mungojnë në tryezën e çdo familjeje shqiptare natën e Vitit të Ri, por një traditë në Francë specifikon se në tryezë nuk duhet të mungojnë frutat e thata. Më konkretisht duhet të konsumohen rreth 13 fruta të thata pasi janë simbol i fatit të mirë, të paktën në këtë vend.
Thjerrëzat simbolizojnë paratë dhe përdoret kryesisht në traditën italiane daton që nga koha e romakëve. Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrushi në mesnatë. Kjo traditë daton që nga viti 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.