Bota

Gruaja e parë presidente e Greqisë, bëri sot betimin para një Parlamenti të boshatisur në Athinë

Ekaterini Sakellaropoulou, gruaja e parë e zgjedhur presidente e Greqisë, bëri sot betimin para një Parlamenti të boshatisur në Athinë. Ajo do të marrë funksionet gjatë një ceremonie ku numri i të ftuarve pritet të jetë shumë i reduktuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, që deri tani ka shkaktuar 1 viktimë e prekur 117 vetë në territorin grek. E zgjedhur nga Parlamenti më 22 Janar, magjistratja është gruaja e parë që merr postin për një mandat 5-vjeçar.