Tara Berry nga Topeka e SHBA-së ka shënuar rekordin botëror Guinness për më shumë tatuazhe të së njëjtës artiste në trup. Berry tha se tatuazhin e parë të yllit të muzikës pop Madonna e ka bërë në vitin 2016, kur dëgjoi se këngëtarja po kërkonte njerëz me tatuazhe për t’u shfaqur në një video muzikore.
“Unë kisha tashmë dy tatuazhe të Madonna-s kur lexova për personin që mbante titullin Guinness me 15 tatuazhe të reperit Eminem”-tha Berry. Imazhet ikonike të këngëtares që Berry i ka kthyer në tatuazhe përfshijnë të gjithë karrierën muzikore të artistes. “Shumë njerëz më pyesin nëse mund t’u bëjnë foto tatuazheve”-tha Berry. Ajo thekson se 18 tatuazhet e saj i kanë kushtuar më shumë se 9,800 dollarë.