Bota Botë e Çuditshme

Gruaja që mbeti e ve vetëm 10 minuta pasi u martua!

Një grua nga Iowa mbeti e ve vetëm 10 minuta pasi u martua, pasi burri i saj vdiq nga një mpiksje gjaku. Nusja Johnnie Mae Davis u martua me Toraze Davis, 48 vjeç, në Nebraska më 19 qershor, festën kombëtare të SHBA-së që përkujton emancipimin e afro-amerikanëve të skllavëruar.

Monica Miller, e cila punon me Johnnie Mae në ECO Supportive Living, tha:

Ishte dita më e lumtur e jetës së Toraze. Mund të shihja vetëm buzëqeshjen në fytyrën e tij dhe sa i lumtur ishte.

Miller nisi një fushatë crowdfunding pas tragjedisë, duke synuar të mbledhë 100,000 paund për të ndihmuar me kostot e funeralit të Toraze dhe paratë për të ndihmuar fëmijët e tyre. Miqtë thanë se çifti kishte pritur me padurim ditën e tyre të madhe. Në rastin e të ndjerit Toraze, mikja e tij Tonja Ross, një infermiere, tha se fundi i tij katastrofik duhet t’i shtyjë njerëzit t’i japin përparësi shëndetit të tyre.

Çdo sekondë, minutë merreni seriozisht në mënyrë që dita juaj më e lumtur të mos kthehet në ditën më shkatërruese të jetës suaj apo të njerëzve tuaj të dashur.