I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj, ka qenë Guljem Kotori, për të folur më shumë për sezonin e verës, situatën nëpër plazhe, si dhe turizmin me të huajt në vendin tonë…
Cili është ‘feedback-u’ që japin turistët që vijnë në Shqipëri dhe çfarë pëlqejnë tek vendi ynë?
Një gjë që e kam vërë re në masë tek turistët, është që vlerësojnë shumë këtë afrimitetin që kemi ne. Ne jemi njerëz shumë paqësorë. Vërtetë që mund të thonë ‘Albania Mafia’, por kur vijnë këtu ata habiten sepse ne jemi shumë paqësorë. Mbase kjo na vjen sepse, sipas historisë nuk kemi pasur shumë të huaj. Ne i flasim të gjithë të huajve italisht, francezë, gjermanë, spanjollë… Kjo tregon në një lloj forme që ne jemi aq pozitivë me ta, sa që duam t’i gjejmë gjuhën që të merremi vesh me ata. Dhe e vetmja gjuhë që dimë në masë është italishtja.
A ndodh të kenë frikë turistët nga manipulimi në lidhje me çmimet?
Manipulimi i tillë është në çdo vend, kudo. Varet nga ai që ti po përballesh, varet nga njeriu, nuk ka të bëjë me kombin. Unë isha në Stamboll dhe lëvizja me taksi, dhe sa më merrte njëri nuk më merrte tjetri, për të njëjtën rrugë. Madje përkundrazi, ngaqë pjesa më e madhe e shërbimit është pak keq me anglishten, ngaqë kemi hall se mos ngatërrohemi, ia ‘fusim’ vetes.