Live From Tirana

Turizmi gjatë verës, Guljem Kotori: “Nuk kemi staf, dikur ne flinim në çadra…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj, ka qenë Guljem Kotori, për të folur më shumë për sezonin e verës, situatën nëpër plazhe, si dhe turizmin me të huajt në vendin tonë…

Si është situata e turizmit bregdetar dhe cilat problematika shfaqen?

Në Gjirin e Lalëzit po bëhemi tre vjet që e kemi atë beach bar, restorantin dhe plazhin, por unë gjithmonë jam marrë me këtë pjesë, me shërbimin në përgjithësi. Shohim që këto vitet e fundit, turizmi bregdetar ka arritur në faza shumë të mira dhe këtë vit pritet akoma dhe më tepër. Por në krahasim me dy vite më parë apo vjet, nuk mund të lëvizë kurba shumë, sepse gia ka lëvizur shumë. Tani janë lëvizjet më të vogla, por normalisht janë gjithmonë të larta numrat e turizmit.

I vetmi problem që ne kemi, dhe është një problem madhor, janë burimet njerëzore, nuk kemi staf. Kamerierët dhe banakierët e shërbimit po kërkohen me qiri, nuk po gjehen. Të vënë dhe kushte. Unë mendoj se një nga arsyet që ne jemi në këtë fazë tani, është sepse në vitet në fillim, gjatë sezonit, nuk vlerësoheshin. Unë punoja kamerier apo bartender dhe në sezon nuk vlerësoheshe, kishte kushte të këqija, pagat ishin të ulëta, të trajtonin sikur nuk ishe kamerier apo banakier, por sikur të duhej të ulje e të ngrije çadra pafund. Tani janë tkurrur çunat, janë bërë më të ngurtë dhe nuk duan të shkojnë më në jug pa e paguar mirë apo pa ia bërë kushtin siç do ai. Sepse jemi djegur ne, brezi jonë e ‘hëngri’, flinte në çadra tre muaj rresht…