Health & Beauty

Gungat e forta në gjinj, a duhet të panikoseni?

Ka një sërë arsyesh përse shfaqen gungat në gjinj dhe janë jokanceroze. Gratë me gjinj më të fortë kanë më shumë inde lidhëse dhe më pak inde yndyrore. Dy të tretat e grave para menopauzës dhe një e katërta e femrave pas menopauzës kanë inde të forta të gjirit. Shpesh në një mamografi kjo mund të jetë shumë e vështirë për t’u dalluar dhe i bën mjekët të dyshojnë për kancer. Gungat shfaqen kur në gjinj ka prani të tumorit, por tumoret jo gjithmonë janë kanceroze. E mira është që vazhdimisht të kryeni kontrolle të herëpas herëshme.

Nëse kistet janë të pranishme në gjinj indet e tyre do të pësojnë ndryshime, por nuk parashikohet asgjë e rrezikshme në këto raste. Ndryshimet e gjirit fibriocistik prekin rreth 60 për qind të grave, pra është më e zakonshme nga se mendoni. Duhet të keni shumë kujdes me ushqimet që konsumoni dhe për fat të mirë ato mund te zhduken nëse kufizuar kafeinën dhe nikotinën. Ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual ose edhe shtatzënisë mund të shkaktojnë fryrje dhe forcim të gjoksit. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, është normale të ndjesh gunga dhe gjatë ciklit menstrual në sajë të lëngjeve shtesë në gjoks për shkak t të hormoneve.

Me kalimin e kohës, gjoksi ndryshon dhe ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të jemi vëzhgues të kujdesshëm ndaj çdo ndryshimi që ndodh në trupin tonë. Disa prej tyre janë krejt normale, disa të tjera mund të jenë paralajmëruese për çfarë vjen më pas. Me kalimin e moshës, shfaqen strijat dhe janë krejtësisht normale. Shtatzënia, stresi apo rënia drastike në peshë janë të tjerë faktorë që ndikojnë në krijimin e tyre, kështu që, asgjë për t’u shqetësuar. Si gjoksi ashtu dhe thithkat nisin të bien. Kjo ndodh më shpejt nëse keni gjoks të madh, masë të madhe trupore apo jeni konsumuese të rregullta të duhanit.