Banorët e Barcelonës i shohin turistët si kërcënim për qytetin e tyre, ndërsa preferojnë më shumë refugjatët. “Turistë, shkoni në shtëpi, refugjatë jeni të mirëpritur” është motoja e ditës në Barcelonë. Kjo pasi ata i shohin vizitorët si kërcënim për identitetin e Barcelonës. Turistët sipas tyre pushtojnë hapësirat publike, ndërsa kërkesat e mëdha për ambiente me qira i kanë nxjerrë rezidentët nga lagjet e tyre. Emigrantët nga ana tjetër janë integruar mirë dhe përpiqen shumë që të përshtaten me ambientin, madje fëmijët e tyre kërkojnë që të identifikohen si vendas.