Celebrities Gossip Showbiz

Habit Ermal Meta, zbulon se ka dy vajza 18-vjeçare në Shqipëri!

Në një rrëfim të fundit personal për ‘Vanity Fair Italia’, këngëtari shqiptar Meta tregon se dikur kishte frikë të bëhej baba nga frika se mos i ngjante të atit. Por gjithçka ndryshoi me lindjen e vajzës së tij, Fortuna. Por historia më prekëse lidhet me dy vajza nga një jetimore në Shqipëri, të cilat ai dhe partnerja e tij Chiara i kanë ndjerë si fëmijët e tyre prej tre vitesh dhe që më në fund, do të mund të jetojnë me ta.

“Unë dhe Chiara, partnerja ime, së shpejti do të kemi me vete dy vajzat tona të tjera, që deri tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I njohëm kur ishin 15 vjeçe, por si çift i pamartuar nuk mund t’i adoptonim. Në qershor mbushin 18 vjeçe dhe do të mund të jetojnë me ne. Por për ne, ato janë vajzat tona prej tre vitesh. Nuk kam folur kurrë për këtë.”

Këngëtari shqiptar u bë baba për herë të parë në qeshor 2024. Vogëlushja u pagëzua me emrin Fortuna Marie. Në lidhje me ndjesitë e ndara me partneren e tij Chiara Sturdà, Ermali rrëfeu se është në një “gjendje të ngrirë”. Ndërkaq, vazhdimisht Meta vazhdon të emocionojë me historinë e tij familjare të lidhur me sakrificën e nënës që i mundësoi udhëtimin e shpresës në Itali, vendit që e bëri të famshëm e të suksesshëm kantautorin shqiptar e lindur në Fier.

Gruaja me emrin Mira ëndërronte një të ardhme për fëmijët e saj, ëndrrën e një rilindjeje në një vend larg atdheut, e njëjta ëndërr që patën 86 emigrantët që vdiqën në brigjet italiane të Cutro-s. Në një monolog në programin italian “Le Iene”, Ermali tregoi për dy të panjohur që ndryshuan katër jetë, përfshirë të Ermalit, i cili pas rreth një muaji mbush 42-vjeç.