Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Shumë surpriza e të pathëna janë të rezervuara për ju! Banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë gjithçka në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio… Në këtë pjesë të “BBV – Live nga shtëpia” moderatorë ishin Laerti dhe Rozana me të ftuar Aldon dhe Jozin.
Rozana: Cili ka qenë debati më i fortë në “BBV”?
Jozi: I imi me Laertin për Valbonën.
Laerti: Pasi refuzoi darkën aty pothajse arritëm fizikisht…
Aldo: Kur u ngrite nga divani për ftesën e Olës.
Laert: Po ka qenë një nga debatet më të forta dhe ai sepse arritëm afër fizikisht.
Jozi: Ti vjen në një pikë dhe nuk e kalon atë, në rastin me ty isha unë ai që sulmova…