Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Shumë surpriza e të pathëna janë të rezervuara për ju! Banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë gjithçka në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio… Në këtë pjesë të “BBV – Live nga shtëpia” moderatorë ishin Laerti dhe Rozana me të ftuar Aldon dhe Jozin.
Aldo: Nëse Egli do qëndronte nën hijen e Gjestit…
Rozana: Vazhdon të jetë, stisën një debat…
Aldo: Nuk e shoh më Eglin duke i kërkuar llogari për veprimet në dëm të saj, qëndrimi i saj është ndryshe.
Rozana: Dje ka ndodhur një situatë e shëmtuar, Egli i kërkonte llogari në një situatë të stisur, ishte shumë e shëmtuar, se Egli tha kam ardhur për dinjitetin, ajo i rikthehet skemave me djalin që luajti me dinjitetin e saj.
Aldo: Për mua Egli është në rregull.
Rozana: Mendoj që Egli nuk ka ndryshuar dhe nuk ka për të ndryshuar kurrë, duke qenëse ka dashuri të madhe për të, une mendoj është fiksim, por ta shijojë deri në fund këtu në shtëpi…
Laerti: Egli për Gjestin ka obsesion.