Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn vlerësoi votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga Komiteti i Parlamentit Europian. Në një postim në Twitter, Hahn tha se ishte një hap shumë pozitiv për përmirësimin e jetës së shtetasve kosovar. “Shpresoj për një vendim përfundimtar tani, të shpejtë të favorshëm dhe të merituar”, shkruan Hahn.