Këngëtarja e njohur amerikane, Halsey, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment personal, duke treguar për progresin e saj në rikuperim nga problemet shëndetësore që ka kaluar.
Në një postim të fundit në Instagram, ku e ndjekin më shumë se 30 milionë njerëz, ajo ka publikuar tre foto që ilustrojnë ndryshimin e dukjes së saj ndërsa kalon nëpërmjet fazave të rikuperimit. Ajo e cilësoi këtë periudhë si një “mrekulli”, duke shprehur mirënjohjen për çdo hap përpara që ka arritur.
Thjesht dua të them se kështu dukesha dhe ndjehesha dy vjet më parë, dhe çdo hap që kam bërë që atëherë është një mrekulli,
– shkruante Halsey, duke theksuar se tani ndjehet shumë më mirë dhe e bukur.
Këngëtarja u diagnostikua me lupus dhe një çrregullim të rrallë limfoproliferativ në vitin 2022, një situatë që ka kërkuar shumë mbështetje nga miqtë, familja dhe fansat e saj gjatë periudhës së vështirë.
Halsey gjithashtu ka përjetuar stresin e evakuimit të shtëpisë së saj në Los Angeles për shkak të zjarreve verën e kaluar, duke theksuar se ishte me fat që ishte ende gjallë dhe e shëndetshme.
Ajo ka zbuluar se aktualisht këto çrregullime janë nën kontroll, por që do të jenë të pranishme për gjithë jetën e saj.
Ndërsa rikuperimi vazhdon, Halsey ka shpallur planet për t’u rikthyer në muzikë dhe për të ndarë sërish magjinë e saj me fansat, me një rikthim të mundshëm në skenë në të ardhmen e afërt.