Aktualitet

Hapet aksi që lidh zonën e veriut me Doganën e Tiranës dhe Portin

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro inspektoi gjatë ditës së sotme përfundimin e punimeve për rehabilitimin e segmentit rrugor që lidh Vorën me ish-fabrikën e tullave dhe doganën e Tiranës. Rruga me gjatësi 1.2 kilometra konsiderohej një ndër më problematiket për shkak të gjendjes së degraduar. Ndërkaq, ai njoftoi se nga dita e enjte nis ndërhyrja në një tjetër segment të rëndësishëm, atë që lidh Vorën me Fushë Krujën.