Televotimin e radhës mbrëmjen e sotme e vendosi Juela pasi hapi Kutinë e Pandorës.
Me zgjedhjen e saj ajo dërgoi në nominim direkt, Selin, Gretën dhe Gimbon të cilët do t’i bashkohen Rogertit i cili është gjithmonë i nominuar.
Pyetja për këtë televotim do të jetë “Kë doni të shpëtoni?”.
Ndërkohë rikujtojmë gjithashtu se Livia është e eliminuara e natës së sotme nga televotimi ku ishin të gjithë banorët.
Banorja ishte më pak e votuara e natës së sotme nga televotimi që filloi të shtunën e javës së kaluar, ku të përfshirë ishin të gjithë banorët e shtëpisë. Vëllai i Madh zgjodhi një mënyrë të pazakontë për t’ia komunikuar vendimin banores. Në postën e shtëpisë së Big Brother ishte një letër ku shkruhej se Livia do të duhet të linte shtëpinë natën e sotme.