Rajoni

Haradinaj: “Korrigjimi i kufinjve, ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”

Kryeministri i Kosovës, deklaroi se korrigjimi i kufijve është ftesë për tragjedi të reja në Ballkan.  Ramush Haradinaj iu referua shteteve fqinje ku ka treva shqipfolëse. Ai theksoi se do të vazhdojë të këmbëngulë fuqishëm kundër shkëmbimit të territoreve që i cilësoi ide shkatërruese. Haradinaj u bëri thirrje vendeve të BE-së që të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes.