Për të shmangur tarifat e Bashkimit Europian, kompania e njohur, “Harley Davidson”, njoftoi se do të zhvendosë në një tjetër shtet jashtë Amerikës, prodhimin e motorrëve për eksport në Europë. BE-ja iu kundërpërgjigj Presidentit Amerikan, i cili më herët vendosi tarifa për importet e aluminit e të çelikut. Reagimi i Unionit, rrit me 2 mijë e 200 dollarë, koston e një motorri “Harley Davidson”, duke e bërë të papërballueshëm për qytetarët europianë.