Celebrities Gossip Showbiz

Harry Styles dhe Olivia Wilde sapo na e vërtetuan që janë çift me fotot më romantike!

Ish ylli i “One Direction”, Harry Styles dhe aktorja e njohur, Olivia Wilde prej muajsh përfliten për një histori dashurie por asnjëri nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike. Së fundmi disa foto të dyshes së njohur kanë qarkulluar në rrjet teksa shihen nën shoqërinë e njëri tjetrit më të dashuruar se kurrë.

“Page Six” ka siguruar disa foto të çiftit gjatë një udhëtimi me jaht në brigjet italiane. Në imazhet e publikuara ata të dy duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, teksa shihen duke shkëmbyer puthje pasionante.

Regjisorja dhe këngëtari i njohur janë parë duke kërcyer, lexuar dhe përkëdhelur njëri-tjetrin jashtë jahtit, ku kaluan gjithë mesditën. Styles dhe Wilde udhëtuan menjëherë në Itali pasi mbaruan në Londër xhirimet e filmit më të ri të në të cilin do të luajë Harry.

Lidhja mes tyre duket se është bërë shumë serioze dhe pavarësisht se kanë 10 vite diferencë, ata kanë treguar se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Rikujtojmë, se thashethethemet për lidhjen e Harry-t dhe Olivia-s nisën pasi ata u fotografuan të kapur përdore në dasmën e menaxherit të Styles, Jeff Azoof.

Më pas në media u publikuan imazhe të tjera që dëshmonin hapur lidhjen e tyre të re. Harry dhe Olivia janë njohur me njëri-tjetrin muaj më parë për shkak të një projekti të përbashkët kinematografik, filmin “Don’t worry, darling”.