Gossip

Lidhja e tyre tashmë në një tjetër nivel! Çfarë po ndodh mes Harry Styles dhe Olivia Wilde?

Gjërat mes Harry Styles dhe Olivia Wilde kanë filluar të bëhen serioze më shpejt nga sa pritej. Burime shumë të afërta të çiftit kanë treguar më shumë rreth marrëdhënies së tyre.

Olivia dhe Harry duken shumë serioz për lidhjen e tyre. Ata e kalojnë gjithë kohën bashkë. Ajo është gjithashtu shumë e lumtur me Harry-n.

Rikujtojmë, se thashethethemet për lidhjen e tyre nisën pasi ata u fotografuan së bashku në dasmën e menaxherit të Styles, Jeff Azoof. Harry dhe Olivia janë njohur me njëri-tjetrin disa muaj më parë për shkak të një projekti të përbashkët kinematografik, filmi “Don’t worry, darling”.

Thuhej se këngëtari i “Watermelon Sugar” dhe Olivia kishin nisur një romancë diskrete ndërsa ajo ishte ende në një lidhje me ish-partnerin e saj, Jason Sudeikis. Gjithashtu, një burim tjetër ka pohuar për “US Weekly” faktin se ish-bashkëshorti i Olivias ende shpreson që të rikthehen bashkë.

Jason nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të tërhiqej dhe ta linte Olivia-n të bënte atë që donte. Por ai ende kryqëzon gishtat e tij dhe shpreson se kjo është vetëm një fazë dhe që Olivia do të heqë dorë nga Harry.