Bota

Havier Solanës i mohohet viza amerikane

Një udhëtim në Iran ka bërë që ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, t’i mohohet viza amerikane. Havier Solana, i cili ka qenë edhe Ministër i Jashtëm spanjoll, duhej të mbajë një fjalim në Institutin Brookings në Uashington. 75 vjeçarit iu argumentua mosmarrja e vizës për shkak të vizitës te një “shtet armik”. Vet Solana e cilësoi këtë veprim “më shumë burokratik sesa politik”.