Me takimin me homologun Vladimir Putin, Donald Trump përmbyll sot një udhëtim të zhurmshëm në Europë, ku akuzoi aleatët e NATO-s se nuk shpenzojnë sa duhet për mbrojtjen. Në bisedimet e kryeqytetit finlandez Helsinki, Presidenti Amerikan nuk shkon me pritshmëri të larta, por nuk përjashton mundësinë se diçka e mirë do të ndodhë.