Prej një muaji Reeny, një qen 9-vjeçar, po pret jashtë derës së përparme të shtëpisë, me shpresën se pronarja e tij do të vijë në çdo moment, por gruaja nuk do të kthehet më, sepse humbi jetën gjatë luftimeve në Ukrainë. Historia, e cila vjen nga Makariv, është treguar në rrjetet sociale nga Anton Gerashchenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Sipas asaj që Gerashchenko raportoi në Twitter, pronarja e qenit u përdhunua dhe u vra nga një ushtar rus pranë shtëpisë së saj. Që atëherë, Reeny kurrë nuk ka pushuar së prituri për të jashtë derës. Qeni, që është shumë i sëmurë sipas asaj që shpjegoi në Twitter këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës ka nevojë për dikë që të kujdeset për të. Fatmirësisht familjarët e gruas kanë rënë në kontakt dhe janë gati për të mirëpritur kafshën.
Sjellim në vëmendje se një kopsht zoologjik në Kharviv të Ukrainës thotë se mund t’i duhet t’i japë fund jetës së disa kafshëve përmes eutanazisë, pasi bombardimet ruse shkatërruan rrethimet. ‘Feldman Ecopark’ po përpiqet të zhvendosë kafshët, por nëse ky opsion dështon, disa kafshë, si luanët dhe tigrat, do të duhet të vihen përgjithmonë në gjumë.
Ndërkaq, Presidenti rus, Vladimir Putin e ka quajtur “të pamundur” izolimin e Rusisë. Pavarësisht sanksioneve në rritje, shefi i Kremlinit thotë se “vendi nuk do të mbyllet”.
Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë partnerët që dëshirojnë e nuk ka qëllim të mbyllet.