Fashion

H&M do të përdor inteligjencën artificiale për reklamat e saj!

Kompania e njohur e modës, H&M do të përdorë inteligjencën artificiale për të krijuar ushtrinë e saj me modele digjitale që do të përdoren në fushatat publicitare. H&M bën me dije se në disa postime në mediat sociale dhe marketing në vend të njerëzve do të përdoren këto imazhe të krijuara nga inteligjenca artificiale nëse i jepet leja nga modelet.

“Ne jemi kuriozë të eksplorojmë se si të shfaqim modën tonë në mënyra të reja krijuese dhe të përqafojmë përfitimet e teknologjisë së re, duke i qëndruar besnikë angazhimit tonë ndaj stilit personal,”-tha në një deklaratë shefi i saj krijues Jörgen Andersson. Pavarësisht pretendimit të H&M se nuk do të ndryshonte “qasjen e saj me në qendër njeriun”, disa kanë frikë se lëvizja mund të ndikojë në mbylljen e qindrave vendeve të punëve duke përfshirë këtu modele, fotografë dhe artistë grimi. H&M i tha mediave se modelet do të ruanin të drejtat mbi kopjet e tyre dixhitale dhe përdorimin e tyre nga kompania dhe markat e tjera për qëllime marketingu.