Tech

Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale!

Koreja e Jugut lançoi së fundmi mega-projekte gjithëpërfshirëse të çipave dhe inteligjencës artificiale, ndërsa Presidenti Lee Jae Myung u zotua të çimentojë lidershipin dërrmues në industri me investime që përfshijnë qindra miliarda dollarë gjatë disa viteve. Njoftimi shënon përpjekjen më të guximshme të presidentit deri më tani për të përafruar ambiciet e Koresë së Jugut për inteligjencën artificiale dhe çipat me premtimin e tij për të ngushtuar pabarazitë rajonale dhe për të ringjallur ekonomitë përtej zonës metropolitane të Seulit.

Lee u shoqërua nga drejtuesit e Samsung Electronics, dhe SK Hynix, dy prodhuesit më të mëdhenj të çipave të memories në botë, për njoftimin televiziv. “Ne duhet t’i sigurojmë elementët thelbësorë të IA-së më shpejt se çdo vend tjetër”, tha presidenti. “Gjysmëpërçuesit, IA fizike dhe qendrat e të dhënave të IA-së janë boshti i trefishtë për një hap të madh përpara.” Projektet pritet të tërheqin investime, përfshirë ato nga Samsung dhe SK gjatë disa viteve të ardhshme. Lee tha se qyteti jugperëndimor i vendit, Gwangju, dhe provinca Jugore Jeolla do të investojnë gjithashtu 520 trilionë won (336.70 miliardë dollarë) në projekte.

Rritja e shpejtë e Inteligjencës Artificiale po ndryshon tregun global të punës dhe po ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e shumë profesioneve. Megjithatë, bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, beson se disa fusha do të mbeten të domosdoshme edhe në epokën e automatizimit. Pas deklaratave të mëparshme se programuesit, biologët dhe punonjësit e sektorit të energjisë do të vazhdojnë të kenë rol kyç, Gates ka shtuar tani edhe një kategori të katërt në listën e profesioneve që, sipas tij, nuk do të zëvendësohen nga makinat: atletët profesionistë.