Së fundmi aktori i njohur Matthew Lawrence u tha dëgjuesve të podcast-it “Brotherly Love” se humbi një rol në Marvel pasi refuzoi të zhvishej për një regjisor. Megjithëse Lawrence nuk e identifikoi personin në fjalë, ai i quajti ata “shumë të shquar” në biznes. 43-vjeçari u shpreh se:
E humba rolin tim sepse shkova në dhomën e hotelit në të cilën nuk mund ta besoja se do të më dërgonin, të një regjisori shumë të shquar, fitues të çmimit Oscar, i cili më kërkoi të hiqja rrobat dhe tha se do të më bënte disa fotografi. Nëse do t’i bëja ato që ai do të më kërkonte do të isha personazhi tjetër i Marvelit.
Ylli i “Doubtfire” vazhdoi t’u tregojë bashkë-prezantuesve se u shkarkua më pas nga puna.
Jo shumë njerëz, për mendimin tim, kanë dalë dhe kanë folur për këtë në industri. Edhe burrat e kalojnë këtë, pavarësisht nëse është një grua tjetër apo një burrë tjetër në pushtet. Unë mendoj se shoqëria jonë është më pak e gatshme të dëgjojë se situata po ndodh më shumë me burrat sesa me gratë.
Mattheë ndër tjerash lavdëroi Terry Creës për ndarjen e historisë së tij të sulmit seksual në nëntor 2017.